Hysaj: Shqipëria mund të fitojë në Francë

Sipas “France Football”, Elseid Hysaj beson se shanset që ka ekipi i tij përballë Francës të shtunën në mbrëmje në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020. Hysaj nuk e përjashton mundësinë që Shqipëria të bëjë surprizën e madhe në “Stade de France”.

Marketing

“Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner (Edy Reja) ne do të tregojmë vlerat tona. Ne vijmë me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë”, deklaroi Hysaj.

Marketing