HYSNI ISMAILI, ministër i ri i Kulturës (FOTO)

ga burime brenda Qeverisë, Alsat-M mëson emrin e njërit nga ministrat e rinj të kabinetit qeveritarë. Sipas burimeve bëhet fjalë për profesorin universitar Hysni Ismaili, i cili do të drejtoj dikasterin e Kulturës.

Marketing

Hysni Ismaili është profesor universitar dhe autor i shumë publikimeve shkencore, ndërsa ligjëron në Universitetin e Tetovës.

Ai do ta zë vendin e Asaf Ademit, i cili ditë më parë dha dorëheqje për shkak të siç tha, arsyeve personale.

Përveç Ismailit, deri në fund të kësaj jave pritet të mësohen edhe emrat e ministrave tjerë të rinj të cilët do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.

Marketing