I doli puçrra në ballë, nuk mundi të zhbllokonte Iphone X me fytyrë

Një djalë i ri nga Ilionis bëri një kërkesë interesante në lokalin e Apple, pasi për 24 orë nuk kishte qasje në telefonin e tij Iphone X.

Problemet filluar kur ai u zgjua në mëngjes dhe pa në ballë një puçërr të madhe, e cila nuk e lejonte të zhbllokojë telefonin.

I riu kishte bërë mundësinë e heqjes së çelësit në telefon me anë të fytyrës, por kjo puçërr i shkaktoi shumë telashe.

“Kam provuar gjithçka, e grimova me kozmetikën e motrës sime, i vura fashë, por nuk funksionoi. Madje, unë jam duke pritur edhe një telefonatë për një ofertë punë. Kjo është e papranueshme. Nëse do të dija se ka këso telashe, do të blija një Nokia 3310”, ka thënë ai.

Apple ka thënë se ka testuar aq shumë telefonat, por për një puçërr nuk u ka shkuar mendja.