I emocionuar, Haradinaj flet për dorëheqjen – Qorton politikanët që po bëjnë pazare për Kosovën!

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Marketing

Haradinaj, në një konferencë për media, ka treguar arsyen e largimit pas ftesës nga Gjykata Speciale.

 

“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri.

Jam fut të intervistohem si i dyshuar nga Specialja.  Javën tjetër do të kem paraqitje”, është shprehur ai.

“E kam vlerësuar se s’mundem  mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit.  Kosova është vend multi-etnik. Është e paprekshme të preket territori.

“Mendoj se është shumë gabim që Kosovës ti kërkohet një çmim, është gabim prej lidershipit të Kosovës të bëjën pazare”, është shprehur ai.

Marketing