Ditën e sotme u nda nga jeta ish-presidenti francez Zhak Chirac, një politikan i pandënshtruar, i cili pati një nga karrierat më të gjata politike në Europë.

Për disa vjet, 86-vjeçari vuante nga humbja e kujtesës, sëmundje që sipas mjekëve ishte një formë e Alzheimerit por me pasoja më të vogla.

Chirac, i cili ishte kreu i shtetit të Francës nga 1995 deri në 2007, duke vendosur rekordin si një nga politikanët më jetëgjatë. Chirac u zgjodh dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet rrjesht kryebashkiak i Parisit.

Megjithëse koha e tij si president u shënua nga mosveprimi dhe stacionjimi politik, dhe pavarësisht se ai e la Francën po aq të ndarë dhe duke luftuar me borxhin në rritje, pabarazitë dhe papunësinë sërish ai ishte një nga politikanët më të preferuar të Francës.

Chirac do të mbahet mend ndërkombëtarisht për kundërshtimin e fortë të Francës ndaj pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SH.B.A. në vitin 2003. Pikërisht me qëndrimet e tij anti-luftë, pëlqimi i qytetarëve ndaj tij u rrit me 90%.

“Lufta është gjithmonë një zgjidhje e fundit. Gjithmonë është dëshmi e dështimit. Gjithmonë është zgjidhja më e keqe, sepse sjell vdekje dhe mjerim, “tha ai një javë para se forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA do të pushtonin Irakun.

Një nga gjestet më të mëdha të Chirac ishte pranimi se Franca ishte përgjegjëse për mbledhjen e rreth 76,000 hebrenjve të dërguar në kampet naziste të vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fjalimi i tij se marrëzia kriminale e okupimit gjerman u ndihmua nga populli dhe shteti francez ngriti tabunë e fundit të regjimit kolektiv Vichy.

Chirac do të mbahet mend mbi të gjitha si një mjeshtër në artin e joshjes politike. Për dekada të tëra ai e magjepste publikun me shtrëngimin e tij të duarve të pafundme.

Ai shtrëngonte aq shumë duar gjatë udhëtimeve të tij në Francë, saqë gjatë natës i zhyste gishtat në një kovë me akull.

Ai kishte një nevojë të pashpjegueshme për të prekur dhe takuar njerëzit- pavarësisht nëse ishte një përqafim apo të puthte dorën e kancelares gjermane Angela Merkel si një xhentëllmen i vërtetë.

Chirac u tall shumë, madje nofka e tij ishte “Supergënjeshtari”.

Pas një gjyqi historik në vitin 2011, ai u bë ish-presidenti i parë që u dënua për korrupsion për një skandal të financimit të partisë kur ishte kryebashkiak i Parisit. Megjithatë, ai u pa të mishëronte në perfeksion rolin e presidentit francez si monark republican, gjë që më pas Nicolas Sarkozy dhe François Hollande e patën të vështirë që ta arrinin.

Politikisht ai njihej si “avulli”, për aftësinë e tij për t’u zhvendosur ashtu siç i pëlqente. Ai shkoi nga kontrolli shtetëror i kampionit në vitet 1970 në liberalizmin e tregut të lirë të Ronald Reagan në vitet 1980. Kur u zgjodh president në 1995, ai tronditi botën duke rifilluar testimin bërthamor në shpërthimet e atolit në Paqësorin e Jugut. Më pas nxorri në skenë si një eko-kampion në samitin e Tokës 2002, duke paralajmëruar: “Shtëpia jonë po digjet ndërsa ne shikojmë diku tjetër.”

Ai shkoi nga euroskeptiku i virgjër në fund të viteve 1970 për të transformuar në mbrojtësin e euros 10 vjet më vonë.

Gjatë më shumë se 43 viteve në politikë, Chirac u cilësua si një “buldozer” dhe “vrasës” i rivalëve. Ai ishte presidenti i fundit francez që kishte përvojë të drejtpërdrejtë nga luftat dhe kjo gjë e bënte një fans të strategjisë ushtarake dhe të kujdesit ndaj luftës.

Ai u fut në jetën politikë në fillimin e viteve 1960, si këshilltar i kryeministrit George Pompidou, duke u bërë deputet në Corrèze dhe më pas ministër. Para se të bëhej përfundimisht president në 1995, ai themeloi një parti politike, Rally Gaullist për Republikën, shërbeu dy herë si kryeministër dhe dështoi dy herë në zgjedhjet presidenciale.

evn