I gjuajnë me pistoletë afër këmbëve më pas e rrahin me grushta 35 vjeçarin nga Nerashti

Tridhjetë e pesë vjeçari R.K. nga fshati Nerasht i Tetovës, më 6 qershor ka paraqitur se të njëjtën ditë, në ora 13.00 gjatë vozitjes me veturën e tij, nëpër bul. ,,Vidoja Smilevski Bato,, person i panjohur i cili ka kaluar rrugën së bashku me dy fëmijë të vegjël, pa asnjë shkak dhe arsye ka filluar ta shajë dhe poshtëroj, dhe përderisa nuk do ndërhynin persona të tjerë do të ndodhte edhe përleshje fizike.

Marketing

Pak më vonë, personi i panjohur me armë zjarri në duar ka ardhur në vendin ku punon R.K. dhe menjëherë ka shtënë me armën një plumb në dysheme në mes këmbëve të tij, dhe më pas me dorezën e armës dhe grushta e kanë sulmuar së bashku me një person tjetër, ku shumë herë e kanë grushtuar në pjesët e trupit dhe kokës, dhe kanë ikur, deri sa R.K. ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.