Mijëra qytetarë përcollën për në banesën e fundit teologun dhe humanistin e madh, Sead Ajrulin, i cili ndërroi jetë të martën. Me pikëllim në zemër dhe lot në sy, familjarët, miqtë, nxënësit dhe persona të shymtë që kishin njohur hoxhën Sead Ajruli, i thanë lamtumirën e fundit, duke ndjerë zbrazëti nga humbja e një njeriu që i kishte mbushur me optimizëm.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga familjarët, i ndjeri është varrosur në varrezat e fshatit Kamjan, ndërsa namazi i xhenazes i është falur në oborrin e shtëpisë së tij.
Sead Ajruli, ndërroi jetë dje në orët e paradites, pasi nuk u mbijetoi lëndimeve të marra nga një aksident rrugor që ndodhi më 15 gusht në Greqi.

Ajruli diplomoi në vitin 2005 përfundoi studimet në Arabinë Saudite, e menjëherë u aktivizua në Shoqatën Kulturore “Vizioni M”, ku jepte kontributin e tij të çmuar në edukimin e gjeneratave të reja. Ajruli njashtu ishte i inkuadruar edhe në aktivitetet humanitare të Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”, duke u shtrirë dorën skamnorëve dhe nevojtarëve të rajonit të Pollogut dhe më gjerë.