I këndoi në dasmë, dhëndri i kërkon martesë këngëtares shqiptare

Anxhela Peristeri ka rrëfyer historinë interesante që i kishte ndodhur në një dasmë.

Marketing

Anxhela Peristeri ishte e ftuar së fundi në një intervistë për “Thumb”, ku tregoi se çfarë i ndodhi pasi këndoi në një dasmë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kishte kënduar në dasmën e një çifti në Maqedoni, por ditën e nesërme i ndodhi e papritura.

“Isha në një dasëm në Maqedoni dhe atje burrat marrin edhe nga dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam një ditë më përpara dhe ditën tjetër e pashë unë në supermarket. ‘Ku je o loçkë më tha mua, do të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të kem’. Po ti u martove dje i thashë, po s’ka gjë tha, ajo është për shtëpi, ty të kam për qejf”, tha Anxhela.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Anxhela Peristeri është “Muza ime”, në bashkëpunim me Mateus Frrokun.

Marketing