I ndalohet hyrja në Kosovë ministres serbe

Ministrja e Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq, nuk është lejuar të hyjë mbrëmë në Kosovë.

Marketing

Këtë e bën të ditur nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën, në rrjetin social Facebook, duke theksuar se ajo në Kosovë do të vinte në cilësinë e profesoreshës e jo në atë të zyrtares shtetërore të Serbisë.

“Profesoresha Kisiq-Tepavçeviq njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje. Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë”, thuhet në reagimin e të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën.

Marketing