I nxehti ekstrem djeg Portugalinë, deri tani 44 persona të lënduar (VIDEO)

Të paktën 44 persona janë lënduar si pasojë e zjarrit që nga e premtja ka shpërthyer në qarkun Faro në jug të Portugalisë, kumtuan sot autoritetet portugeze.

Marketing

Burimet e njëjta informojnë se njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje kritike.

Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë rreth 1.000 persona, të ndihmuar nga dy aeroplanë, të cilët si ndihmë kanë mbërritur nga Spanja.

Për përhapjen e zjarrit gjatë fundjavës ka kontribuar edhe mori jashtëzakonisht i nxehtë në Portugali, me ç’rast në shumë vende temperaturat janë rritur në 40 gradë Celsius.

Në Lisbonë këtë fundjavë janë matur temperatura rekorde të larta prej 44 gradë Celsius.

 

Marketing