Gjorge Ivanov dhe opozita nuk mund të tejkalojnë pafuqinë e tyre dhe frustrimet. Është joserioze në atë mënyrë, si dje në Meçkin Kamen, në mënyrë cinike të dërgohen porosi. Vetëm frustrimi politik është sjellja e funksionarëve të tyre të lartë.

VMRO-DPMNE dhe presidenti i shtetit thirreshin në referendumin më shumë se një dekadë, i thanë popullit se qytetarët do të vendosin në atë mënyrë, ndërsa sot nuk mbledhin forcën të ftojnë në referendum, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në studion e hapur sot në 1TV në Ohër.

Zaev ka thënë se me Ivanovin është parë para festës së Ilindenit në Krushevë. Kanë pasur mbledhje, që siç ka thënë ka qenë i këndshëm, ndërsa është folur për çështje rajonale dhe shtetërore, për sigurinë, të ardhmen dhe momentet aktuale.

“Me Ivanovin kishim mbledhje të këndshme, kemi folur për pritjet në Meçkin Kamen. Për fat të keq, ndodhën motivime nga vetë fjalimi i presidentit, persona, me siguri nën ndikimin e alkoolit, të përhapin urrejtje”, ka thënë Zaev.

Ai ka thënë se në këto momente Maqedonisë i duhet unitet, ndërsa detyrë e politikanëve është të jenë të mençur dhe të sigurojnë të ardhme të mirë.

“Të gjithë e kemi për detyrë të mundësojmë për qytetarët referendum, të thonë atë që është e rëndësishme për shtetin e tyre. Ky është kulmi i demokracisë. Të gjithë e dimë se nuk ka të ardhme më të mirë për Maqedoninë nga integrimet euroatlantike, por ajo nuk mundet pa u zgjidhur problemi”, ka thënë Zaev, duke shtuar se presidenti Ivanov në vazhdimësi ka qenë i informuar për bisedimet me Greqinë.

Ai me këtë rast hapur ka pyetur se pse 11 vite partitë opozitare të Greqisë dhe Maqedonisë nuk kanë bërë marrëveshje për emrin dhe ku ishte deri tani presidenti.

“Patjetër të jemi të përgjegjshëm, kjo nuk ka ra nga qielli. Në fund, megjithatë vendosin qytetarët dhe ata si çdoherë kanë sjellë vendime të duhura, ndërsa tani do ta sjellin vendimin më të duhur pasi kjo është e mirë maksimale për Maqedoninë, ndërsa marrëveshja me Greqinë është fer”, ka potencuar kryeministri Zoran Zaev.

Zaev ka ofruar hyrje në Qeveri, VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar amnisti

Kryeministri Zoran Zaev sot zbuloi se VMRO-DPMNE-së i ka ofruar hyrje në Qeveri që së bashku ta zbatojnë referendumin. Por, VMRO-DPMNE-ja e ka refuzuar propozimin e këtillë, por fuqimisht ka qëndruar në kërkesën për amnisti.

“Dhashë propozim që deri në vitin 2020 të jem kryeministër, por jam i gatshëm ta ndajë mandatin tim me VMRO-DPMNE-në, ta zbatojmë referendumin, por e refuzuan këtë. Ju dërgova ftesë që të hyjnë në Qeveri derisa nuk bëhemi anëtare e plotfuqishme e NATO-s, deri në vitin 2019, fillimi i vitit 2020 kur do të fillojnë edhe negociatat me BE-në. Por, kjo ka përfunduar tani, e refuzuan propozimin. U tha se vetëm amnistia është interesi. Kërkohej që neni 353 dhe 165 nga ligji të ndryshohen”, theksoi Zaev në studion e hapur të 1tv në Ohër.

Ai edhe njëherë theksoi se amnisti, të drejtpërdrejt ose indirekte, nuk do të ketë. Gjatë takimeve të liderëve janë pranuar kërkesat e VMRO-DPMNE-së, ligji për financim të partive politike, ligji për qeveri, ndërsa përbërja e KSHZ-së është dakorduar para disa muajve, ndërsa që të arrihet më shumë opozitës, tha, i ka ofruar lepezë të mundësive, të cilat do të thonë përgjegjësi e të gjithë partive politike.

Zaev i ka ofruar Mickoskit edhe, nëse opozita siguron 300.000 vota kundër referendumit, mundet lirisht të zgjedhë se kur dëshiron të ketë zgjedhje, por edhe kjo nuk është pranuar.

Zaev: Do të japë dorëheqje nëse në referendum ka më shumë vota “kundër”

Do të japë dorëheqje nëse në referendum ka më shumë vota “kundër” se sa “për”, tha sot kryeministri Zoran Zaev nga studioja e hapur e 1tv në Ohër.

Sipas tij, është mirë, jo vetëm për shtetin, por edhe për VMRO-DPMNE-së që të bëjë thirrje për dalje në referendum, ndërsa qytetarët të prononcohen si të duan.

“Para liderëve të partive politike thashë, nëse jemi për BE dhe NATO, përcaktimet tona partiake t’i lëmë anash ose në plan të dytë, ndërsa shteti të jetë në vend të parë”, theksoi Zaev, pasi paraprakisht informoi se VMRO-DPMNE-së i ka ofruar hyrje në Qeveri që së bashku ta zbatojnë referendumin, por partia opozitare ka refuzuar, duke qëndruar në kërkesën për amnisti.