I paqartë suksesi i vitit shkollor, “Arsimtarët me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi”

Prolongimi i vitit shkollor, shkurtimi i orëve mësimore dhe ndryshimi i kalendarit shkollor edhe pse po ndodh jashtë dispozitave ligjore, nuk alarmon nevojën për ndryshime ligjore edhe pse na ndajnë një muaj nga fillim viti shkollor.

Marketing

Autoritetet arsimore nuk shohin problem se pse në kalendarin shkollor do të mungojë një muaj mësim, pasi thonë edhe ashtu arsimtarët shkojnë në punë, ndërkohë që paralajmërojnë edhe ndryshim të mënyrës së testimit. Kjo nënkupton se nëse fëmijët ndjekin mësim online, testimi do t’u realizohet në shkollë. Po punohet edhe në shkurtimin e programeve arsimore.

“Punohet në shkurtimin e programeve. Por Ligji siguron se programi i shkurtuar nuk duhet të jetë nën 100 orë. Byroja për zhvillim të arsimit është duke i shkurtuar programet për numrin e ditëve të cilat duhet ta kalojnë 10 qershorin, që të mund vitin shkollor ta mbarojmë më 10 qershor kurse shtatorin e kemi të zbrazët. Kjo i bie se 150 ditë i kemi. Byroja i punon dhe sot duhet të dorëzohen te unë”, deklaroi Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Mësimin me prani fizike do të mund ta ndjekin të gjitha shkollat të cilat kanë mundësi të sigurojnë nën 20 nxënës në një klasë me distancë prej 2 metrash, po çfarë do të ndodh me arsimtarët të cilët vuajnë nga sëmundje kronike, ndërkaq u japin mësim fëmijëve me prani fizike? Propozohet rokadë e tyre me kolegët ose të shkollave të tjera ose të gjeneratave të tjera.

“Për ata do të gjendet zëvendësim adekuat. A do të jetë ajo brenda shkollës apo edhe në kuadër të komunave. Për çdo rast themi se të sëmurët kronik duhet të qëndrojnë në shtëpi apo eventualisht të punojnë online me nxënësit qoftë të shkollës së njëjtë apo të shkollave të tjera”, theksoi Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Ndërkohë, tre nga drejtorët e shkollave fillore të cilët ishin në takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska siguruan se kanë mundësi që të realizojnë mësim edhe me prani fizike dhe me online, pasi arsimtarët kanë kryer trajnime për platforma ndërkaq nxënësve mund të ju sigurojnë mjete teknologjike.

Marketing