I pasigurt ligji për PP-në para shpërbërjes së Parlamentit, LSDM e gatshme për biseda, VMRO analizon

Pas porosive të eurokomisarit Oliver Varhej se përbërja e tanishme parlamentare do të japë prioritet të ligjit për prokurorinë publike, në vend nuk arrijnë reagimet rreth asaj nëse është e mundur ligji të sillet para shpërbërjes së Parlamentit. Nga LSDM janë të gatshëm të bisedojnë dhe bëjnë thirrje në përgjegjësi te të gjitha subjektet politike, ndërsa nga VMRO-DPMNE thonë se ditëve të fundit do të dalin me qëndrim rreth tekstit ligjor të propozuar që është dërguar deri te ata.

Marketing

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje deklaroi se nëse nevojitet është i gatshëm të bisedojë me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski me qëllim që të sillet ky ligj thelbësor. Ai shprehu bindje se është e mundur në tre javët e ardhshme të sillet ligji.

“Bëhet fjalë për vendim sistematik i cili sillet me shumic prej dy të tretave dhe duhet të gjithë të mbajmë përgjegjësi dhe të ndërmarrim hapa për ta sjellur këtë ligj. Nëse jo para zgjedhjeve, do të duhet ta sjellim pas tyre. Është obligimi ynë i përbashkët sepse është dye treta e ligjit. Atë mund ta bëjmë tani derisa punon Parlamenti që t’u japim argument plus eurokomisarit dhe vendeve-anëtare të BE-së dhe të mund të sigurojmë që vendi i Këshillit Evropian përfundimisht të jetë pozitiv, edhe pse ajo nuk është kusht. Nuk është pjesë e raportit për vendin tonë, por do të jetë një argument më shumë”, tha Zaev pas bazarit humanitar që dje e ka organizuar LSDM.

Zaev është i gatshëm të bisedojë për ligjin me të gjitha subjektet politike dhe siç deklaroi mund të gjejnë zgjidhje për gjithë atë që do të vjen si sugjerim nga partitë politike, por megjithatë të mos kalohen linjat e kuqe.

Sipas tij, sjellja e këtij ligji do të jetë një argument plus për integrimin evropian të shtetit.

Nga VMRO-DPMNE- dje deklaruan se ekipi i ekspertëve e analizon tekstin e propozuar të ligjit dhe se në ditët e ardhshme do ta tregojnë qëndrimin e tyre.

LSDM dhe BDI i porositën VMRO-DPMNE-së propozim-ligj të ri për Prokurorinë Publike. Antonio Milloshoski, i cili është pjesë e ekipit negociues të VMRO-DPMNE-së, të premten deklaroi se edhe pse deri te shpërbërja e Parlamentit ka më pak se një muaj, megjithatë ekzistojnë disa shanse për marrëveshje rreth ligjit, nëse vendoset si prioritet. Sipas tij, pas analizimit të propozim-ligjit të ri për PP-në, pritet të dakordohet termin për takim me përfaqësuesit e LSDM-së dhe BDI-së dhe të këmbehen argumente.

“Ky është tashmë teksti i katërt – propozim ligj për prokurorinë publike, me tekst më ndryshe nga tre parapraket dhe nga ai i cili ende është në procedurë kuvendore. Do të ishte korrekte nga shumica kuvendore përderisa ky propozim ligj i cili është në procedurë kuvendore ta tërheqin që të mund më shumë të bisedojmë për ligjin e ri të propozuar”, tha Milloshoski duke shtuar se nga ajo që ka mundur ta shikojë në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të propozimit, sërish lihet një përpjekje ligjore për ekipin e PSP-së të “rregullohet” në ndonjë mënyrë në ekipin e prokurores Vilma Ruskoska.