I riu shqiptar ndalohet nga polici maqedonas dhe nuk dëshiron të flas maqedonisht (VIDEO)

Një video e shpërndarë ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe portalet maqedonase.

Marketing

Në video shihet një polic maqedonas që ka ndaluar një të ri shqiptar, që pretendohet se është nga Haraçina e Shkupit.

Derisa polici po i komunikonte disa rregulla në gjuhën maqedonase, i riu shqiptar i është përgjigjur se e kupton krejt çka po flet, por nuk dëshiron të flas në gjuhën maqedonase, përcjell INA.

Ai është thirrur në të drejtën e përdorimit të gjuhës së tij amtare, që garantohet edhe me ligj.

Qytetarë maqedonas kanë reaguar bujshëm përmes kësaj videoje, duke theksuar se ja ku e solli vendin, Ligji i miratuar për gjuhët, që zyrtarizoi gjuhën shqipe. (INA)

Marketing