I sëmuri arratiset nga Kovid qendra, gjendet i vdekur

SHTIP: NJË 75-VJEÇAR ARRATISET NGA COVID-QENDRA, MË PAS GJENDET I VDEKUR
Shërbimet e Spitalit Klinik në Shtip, mbrëmë janë vënë në kërkim të një pacienti me COVID-19 I cili ishte arratisur, kurse më vonë është gjetur I vdekur në afërsi të Spitalit mobil – ka konfirmuar SPB-Shtip.

Marketing

Zëdhënësja e Policisë së Shtipit, Gordana Panajotova, theksoi se policia është duke ounuar për të zbardhur rrethanat e arratisjes së pacientit nga covid-qendra.

“Më 24.04.2021 në ora 00.35, në SPB-Shtip është denoncuar se në Rrugën “Mirçe Acev” është gjetur I vdekur D.N (75) NGA Probishtipi. Mjeku nga urgjenca ka konstatuar vdekjen, kurse pa masave të ndërmarra është vërtetuar se I ndjeri ka qenë I shtruar në spitalin mobil në Shtip si I infektuar me COVID-19. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi I SPB-Shtip, kurse me urdhër të Prokurorit Publik trupi I pajetë është dërguar për obduksion” – kanë thënë nga SPB-Shtip.

Marketing