Me lot në sy dhe me vajzën në krahët e tij, 34-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos i jep lamtumirën e fundit, Carolines, në vendin ku lindi dashuria e tyre, në ishullin Alonisos.

Familja, miqtë dhe njerëzit e afërm u mblodhën mesditën e sotme në Kishë për t’i qëndruar pranë familjarëve të Carolinës, 20-vjeçares që u vra në mënyrën më makabre nga 3 grabitësit, të cilët hynë në shtëpinë e saj 2 ditë më parë, dhe i morën frymën barbarisht në sytë e fëmijës dhe bashkëshortit të saj.

Charalambos Anagnostopoulos mbërriti në Alonisos përmes një helikopteri të kompanisë ku ai punonte duke mbajtur në krahët e tij, frytin e dashurisë së tyre, që lindi në vendin, ku Caroline tani, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Edhe gurët e ishullit e derdhën një lot për Carolinën, që grabitësit i morën frymën e fundit me dhunë pranë vajzës dhe bashkëshortit të saj.

Image

Artikulli paraprakStërvitja ushtarake ndërkombëtare “Goditje vendimtare”, javën e ardhshme në RMV
Artikulli tjetërCOVID19/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: 2,964 testime, 983 të shëruar, 49 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit