I zhvilluar në dy lokacione, tre të arrestuar – detajet e para nga aksioni në veri

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot në mëngjes një aksion tjetër në veri të vendit.

Marketing

Këtë për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Speciale teksa ka thënë se aksioni është vazhdimësi e operacionit të mëparshëm që lidhet me arrestimin e personave të dyshyar për “krim të organizuar” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Branisllav Radoviq ka thënë se me urdhër të gjykatës janë zhvilluar kërkime në dy logacione në Mitrovicë të Veiriut dhe në Zveçan.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani lidhur me vepra të ndrysgme penale janë arrestuar tre persona.

Njërit nga personat e arrestuar i janë sekuestruar edhe disa armë.

Policia e Kosovës pritet që më vonë të dalë me detajet e plota rreth operacionit të sotëm.

Marketing