Ia vodhën këngën, Adelina Ismaili reagon ashpër

Adelina Ismaili ka reaguar ashpër pasi që njëra prej hiteve të saj të krijuara pas viteve 90’ta
E fundit është kënga e saj e krijuar menjëherë pas luftës “Shko n’RrS”, e cila është njëra prej këngëve më të dashura të këngëtares.

E kjo këngë është interpretuar këtë vit nga Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu, të cilën këngë shihet se ata e kanë xhiruar në një emision për Vitin e Ri 2020.
E për këtë gjë Adelina është ndezur sot dhe ka reaguar ashpër dhe i ka kërcenuar ata me gjyq.

“Nëse ka një arsye pse po i gëzohem krijimit së qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”, ka shkruar Adelina në Instagram.

Ndryshe, Adelina këtë vit është kthyer në skenë dhe ku pos serialit O Sa Mirë, ajo ka realizuar edhe një këngë me këngëtaren e re Rina Balaj.
Nuk dihet se a do të sjellë ndonjë këngë të re Adelina në këtë fundvit.

evn