Ibra me deklaratë të madhe pas zyrtarizimit te Milan

Zlatan Ibrahimovic është deklaruar i lumtur për rikthimin te Milan.

Marketing

Skuadra italiane ka zyrtarizuar marrëveshjen me 38 vjeçarin suedez, që rikthehet në Serie A pas avanturave në në Francë, Angli dhe Amerikë.

Ibrahimovic për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar se do të luftojë me shokët e tij për të ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni.

“Po kthehem në një klub që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe në një qytet që e dua”, ka deklaruar Ibrahimovic.

“Unë do të luftoj me shokët e mi të skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni dhe do të bëj gjithçka për të arritur qëllimet tona”.

Marketing