Ibra merr një ofertë të pazakontë nga Milan

Milan pret që Zlatan Ibrahimovic ta pranojë ofertën e tyre dhe të rikthehet në Serie A. Bisedimet mes klubit italian dhe sulmuesit suedez janë ndërprerë javën e kaluar, por janë kanë rinisur dhe Ibrahimovic është afër rikthimit në ‘San Siro’.
Milan i ka dërguar një ofertë të pazakontë 38 vjeçarit, ai do të marrë një kontratë gjashtë mujorëshe, dhe do t’i duhet të luftojë edhe për një vit shtesë.

Marketing

Italianët shkruajnë se kontrata e tij do t’i zgjatet automatikisht nëse Zlatan luan një numër të caktuar ndeshjesh deri në fund të sezonit dhe shënon një numër të caktuar golash.

Ibrahimovic është pa skuadër që pas largimit nga LA Galaxy.
Ai ka veshur fanellën e Milanit nga viti 2010 deri në vitin 2012, ku fitoi edhe një titull të Serie A.