Ibrahimi i PDSH-së ka një lutje deri tek i riu shqiptar

Orhan Ibrahimi

Vetting!

Origjina: Nga anglishtja, vetting, kontrolli i imtësishëm i figurës së dikujt përpara se t’i ofrohet një pozicion, një titull, një çmim, etj.

Tek ne, në Maq. Veriorore, ku e mira me të keqen, besnikria me pabesinë, e vërteta me gënjeshtrën, profisionisti me matrapazin, vlera me antivlerën janë përzier dhe gati janë bërë një, vettingu len vetëm për t’u dëshiruar.
Lutje deri në përulsi deri tek i riu shqiptar, ” bëje vettingun e duhur”:

Refuzo “lider”dhe “organizime” ku pabesia dhe përçarja shiten si vlera. Ky soj dhe këto organizime në vete mbajnë gënjeshtrën, mashtrimin, hajninë, djallëzinë, nuk njeh fe dhe vatan.

Duke bërë vettingun e duhur, duke rrespektuar e punuar me përkushtim për ta njohur veten, njëri tjetrin, familjen, do ti hapim mundësi aspiratave për liri, mirqenie, barazi, dinjitet,drejtësi dhe demokraci.

evn