Ibrahimovic ‘tradhton’ Milanin, pret rivalin nga Serie A

Zlatan Ibrahimovic mund ta injorojë interesimin nga Milan duke u transferuar te një klub tjetër nga Serie A.

Marketing

Milan është në pritje por Zlatan Ibrahimovic mund ta injorojë interesimin nga ish klubi i tij.

Ylli suedez është në kërkim të një klubi të ri pas vendimit për largim nga Los Angeles Galaxy.

Milan ka shfaqur interesim duke i ofruar kontratë për 18 muaj me pagë prej 6 milionë euro në sezon.

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se Ibrahimovic pret ndërhyrjen nga Napoli.

Ylli suedez nuk është i kënaqur me ofertën financiare nga San Siro dhe beson se Napoli mund t’i ofrojë rrogë më të madhe për rikthimin e tij në Serie A.

Marketing