Ibrahimovic vazhdon ta shkruajë historinë në Amerikë

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic po shkëlqen me fanellën e La Galaxy pas transferimit në MLS.

Marketing

Ibrahimovic ka shënuar përsëri gol për klubin e tij, LA Galaxy, në fitoren 3-1 si mysafirë kundër Philadelphias, e vlefshme për Major League Soccer.

Suedezi e ka shënuar golin në minutën e 63-të duke e dërguar skuadrën e tij në avantazh 2-1, dhe ka asistuar në barazimin e rezultatit për skuadrën e tij, shkruan Albeu.

Kjo ishte ndeshja e tij e 15-të për klubin amerikan, ku deri më tani ka shënuar 12 gola.

Marketing