Ibrahimovic vendos të largohet nga Milan

Zlatan Ibrahimovic ka marrë vendimin lidhur me të ardhmen e tij.

Marketing

Ylli suedez i futbollit, Ibrahimovic, raportohet se nuk do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Milan.
Sipas ‘Calciomercato’, Ibra do të largohet nga ‘San Siro’ gjatë kësaj vere.

Skuadra e Milan dëshiron ta mbajë lojtarin edhe më gjatë, por suedezi është i dëshpëruar me skuadrën.

Një nga arsyet pse ai do të largohet duket të jetë edhe bordi drejtues i skuadrës.

Fundi i sezonit do të ndajë rrugët e Ibrahimovic dhe Milan.