Ibraimi: Kompromisi ndërpartiak i nevojshëm

Qeveria e kryeministrit Zaev do të duhet të bashkëpunojë me opozitën në gjetjen e kompromisit për kodin zgjedhor dhe përmbajtjen e referendumit për të realizuar synimin euroatlantik.

Marketing

Analisti Selim Ibraimi thotë se bashkëveprimi pushtet opozitë është më se i domosdoshëm pasi që i gjithë procesi mund të merr dimension tjetër duke na çuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Maqedonia është në një proces të rëndësishëm politik, ku të gjitha partitë politike do të duhet të gjejnë një kompromis para dhe pas referendumit pra siç janë ndryshimet kushtetuese. Mos gjetja e një zgjidhje të përbashkët mund ta çojë Maqedoninë në një krizë të thellë politike që mund të ndikojë në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në rast se do të kemi një situatë të tillë do të dalin aktorët tjerë politik që do të determinonin edhe fatin e Maqedonisë drejt Bashkimit Europian.” – tha analisti politik, Selim Ibraimi.

Sipas Ibraimit procesi kësaj rradhe nuk guxon të dështojë, sepse në të kundërtën mund të shfaqen reziqe nga skenare të errta duke tërhequr edhe shtete tjera ballkanike. Situatat e tensonuara sipas Ibraimit nuk dëshirohen nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Atëherë flasim për një skenar në të cilin nuk do të hyn vetëm Maqedonia por mund të themi që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor sidomos kosova, bosnja dhe shtetet tjera fragjile dhe kjo do të sillte në një situatë më të tensionuar dhe ballkanin do ta shtynte drejt proceseve të tjera të cilat shumëkush nuk i dëshiron, nuk i dëshiron as Evropa, e as Bashkësia Ndërkombëtare.” – u shpreh analisti politik, Selim Ibraimi.