Ibraimi: Ky është një sukses i madh për ne

Në takimin e rregullt me gazetarë para ndeshjes kthyese me Rosenborgun prezent ishte edhe Besart Ibraimi, i cili këtë verë është sulmuesi më i mirë i kësaj skuadre në garat evropiane. Ai thotë se Shkëndija ka bërë histori me luajtjen tre herë në play off, por duan të shkojnë në grupe.

Marketing

Ne jemi këtu për së treti herë radhazi në play – off të Ligës së Evropës. Ky është një sukses i madh për ne. Shpresoj që nesër prapë do jap më të mirën. Më e rëndësishmja për ne kualifikimi dhe të bëjmë histori. – tha sulmuesi Ibraimi.
Ndeshja e kthimit Shkëndija – Rosenborg, luhet të enjten në Shkup, me fillim në ora 20:15 minuta.