I ka vënë një qëllim vetes dhe po e arrin atë me talent të jashtëzakonshëm por edhe me intensitetin e punës së tij të palodhshme . Bëhet fjalë për një të ri nga Tetova në sportin e Basketbollit por përtej Atlantikut që po shkëlqen dhe po ngjitet me shpejtësi në Ligën më të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më saktë në NBA. Ky është Taulant Ibraimi që ka shkëlqyer këtë periudhë duke pushtuar kreun e listës në talentet e së ardhmes. Ai është afër realizimit të ëndrrës më të madhe të tij që së shpejti ta shohim në ndeshjet e NBA së me ekipet elitare, derisa po ngjitet me shpejtësi në ekipet zinxhirë .

Taulanti është një super talent i basketbollit, këtij sporti kaq të popullarizuar në botë. Lajmi kryesorë është se ai është jo vetëm një i ri nga Tetova por për shkakun sepse ai është rrugës për t’u bërë pjesë e NBA-së,një rast unik për të dhe jo vetëm informon TetovaSot .

.Ai është vetëm 17 vjeç dhe një karrierë e madhe e pret përpara në këtë sport kryesorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përcjellë TetovaSot.
Por e veçanta e gjithë kësaj historie për këtë të ri është fakti se Taulanti ka nisur në shkollën e basketbollit , pikërisht aty ku ka nisur edhe më i madhi i historisë së këtij sporti Michel Jordan.

Ibraihimi është pjesë e reprezancionit të Maqedonisë në grupmoshat e reja.Ai ka performanca të shkëlqyera, një fizik të jashtëzakonshëm dhe një gjatësi prej 1.90 dhe një shënues perfekt nga distanca .
Taulant Ibraimi 17 vjeç nga Tetova ka nisur tashmë ëndrrën e tij për NBA në SHBA që tregon se ai është përpara një lavdie në këtë sport kaq atraktiv .

Puna dhe talenti i tij e kanë bërë atë të ranguar dhe thuajse gati të merr përsipër rolin e madh në këtë sport masiv të basketbollit në ligën më të fortë të botës, atë të NBA.Ai tashmë e ka kaluar këtë periudhë me sukses duke u zgjedhur lojtari më i mirë dhe një ndër talentët e mëdhenj të së ardhmes. Tetovasot