Ibraimi shkëlqen edhe në kampionat, Shkupi fitoi derbin ndaj Renovës

Shkëndija e Tetovës vazhdon të kryesojë e vetme kampionatin në Maqedoninë e Veriut edhe pas javës së 6-të. Skuadra tetovare mposhti 2-1 në Ecolog Arena në Tetovë, Akademija Pandev falë një super Besart Ibraimi. Sulmuesi i Shkëndijës pas supergolit që i dha kualifikimin ndaj rumunëve të Botosanit në Europa League shënoi dy herë në sfidën shtëpiake ndaj Akademija Pandev. 33-vjeçari zhbllokoi shifrat në minutën e 33-të, teksa dyfishoi me penallti në minutën e 74-t. Miqtë rihapën takimin 11 minuta nga fundi, por vetëm kaq.

Marketing

Fitorja e katërt në kampionat për djemtë e Ernest Gjokës, që kryeson me 14 pikë pas javës së gjashtë. Një pikë më pak numëron Shkupi, ekipi tjetër shqiptar i MFL. Bardhekaltrit pritën Renovën në shtëpi, ndeshja që dhuroi 7 gola dhe plot emocione. 4-3 fituan “Shvercerat”, falë golit të brazilianit Bianor në minutën e pestë shtesë.

Dy ndeshjet e tjera Belasica-Pelister dhe Silkes-Borec u mbyllën me triumfet e miqve, të cilët fituan respektivisht 0-2 dhe 1-2. Të enjten në Shkup, Shkëndija do të sfidojë anglezët e Tottenham Hotspur në turin e 3-të kualifikues të Europa League. news-tv

Marketing