Ibraimi Show, Shkëndija mund New Saints (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën evropiane, duke e demoluar me rezultat 5:0 Nju Sentsin e Uellsit në ndeshjen e raundit të parë të eliminatorëve në Ligën e Kampionëve.

Serinë e golave e hapi Emini në minutën e 14-tën, ndërsa katër golat tjerë mbanin firmën e një emri, atë Besart Ibraimit që realizoi në të 38-tën, 53-tën, 60-tën dhe 66-tën.

Kërçovari shfaqi spektakël në fushën e gjelbërt të arenës “Filipi i Dytë” së bashku me bashkëlojtarët tjerë të ekipit, duke dhuruar lojë mjaftë të bukur dhe stabile. Ndeshjen e kthimit “kuqezinjët” tetovar e luajnë me 17 korrik në Uells.

evn