Ideja e Zaevit për reforma në administratë, hedhet poshtë nga ekspertët

E vonuar dhe e pasuksesshme është reforma në administratë me të cilën punonjësit e tepërt i ofrohen sektorit privat. Ky është qëndrimi i profesorit Borce Davitkovski, i cili druan se qeveria me këtë veprim mund të humbasë edhe atë kuadër i cili me të vërtetë vlen dhe për një pagë më të lartë të transferohet në sektorin privat. Punonjës të vërtetë në administratë janë rreth pesë mijë, thotë profesori, dhe atje ka mungesa të caktuara të kuadrit, megjithëse në sektorin publik ka një tepricë të madhe.

Marketing

Do të mbeten thënë kushtimisht “ngjitës të pllakateve” të cilët edhe ashtu janë futur në sektorin publik për të mos punuar. Ata nuk kanë hyrë për punë, agjenda e tyre është që ti mbështesin politikat qeveritare. Kështu që mendoj se këto janë intervenime paushall në reforma, që nuk pres të japin rezultate të mira sepse edhe biznesi nuk do t’i pranojë. Ai që nuk punon biznesit nuk i duhet -deklaroi Borçe Davitkovski, profesor universitar.

Biznesmenët nga ana tjetër janë të prerë, njerëzit që nuk punojnë nuk i nevojiten askujt. Ata thonë se ai që nuk jep rezultate, nuk mund të punojë në kompani private. Ekonomisë, përveç kuadrit të pamjaftueshëm profesional, i mungojnë inxhinierë të ndërtimit, arkitektë, teknologë, menaxherë dhe sektori publik nuk ka punonjës që mund t’i kryejnë këto profesione.

Profesori Davitkovski dhe Kreu i odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Iseni thonë se me rëndësi është që pas përfundimit të procesit arsimor, qytetarët avancohen duke ndjekur proceset zhvillimore ku punojnë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Qeveria duhet së pari të tregojë se çfarë kuadri ka dhe pastaj t’ia ofrojë atë sektorit të biznesit.

Marketing