Ideja për subvencionim, Grubi: Jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi thotë se subvecionet për bashkësitë e pakicave për momentin janë vetëm debat i cili është i hapur.
Sipas tij  ideja për subvencionim  të përfaqësimit adekuat të drejtë nuk është vetëm për shqiptarët, por  për të gjithë. Ai thotë se i vjen keq që ende ka reagime  rreth nevojës për respektim të Kushtetutës në shtet.
“Ideja për subvencionim  të përfaqësimit adekuat të drejtë nuk është vetëm për shqiptarët, por  për të gjithë. Edhe maqedonasit të cilët janë me përfaqësim më të vogël  në Tetovë dhe në Gostivar, në Strugë ose në Dibër dhe Çair dhe e kundërta shqiptarët ku janë me përfaqësim  më të vogël në  kompanitë tjera veçanërisht  ku edhe shteti ka pjesë. Parimi kushtetues është përfaqësimi i drejtë. Atë e bëjmë në institucionet tona pse mos ta bëjmë edhe  në kompanitë. Nuk flasim për punësime  të kuadrove jocilësore ose kuadro të cilat  nuk i plotësojnë kushtet që t’i kryejnë  detyrat e punës. Flasim për mënyrën më transparente  të zgjedhjes së kuadrove më cilësore, megjithatë duke e ruajtur edhe parimin kushtetues për përfaqësim adekuat”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi.
Marketing