Identifikohen 4 viktimat,vajza 3-vjeçare e mbijetuara e vetme e aksidentit

Janë identifikuar katër viktimat, pjesëtarë të së njëjtës familje, të cilët mbetën të vdekur në një aksident tragjik në aksin rrugor Milot-Morinë.

Marketing

Kanë humbur jetën në vend çifti i bashkëshortëve B.Avdiaj, 51-vjeç, dhe A.Avdiaj, 34-vjeçe. Ndërkohë, viktima kanë mbetur edhe dy fëmijët e mitur K. Koçi, 11-vjeç, dhe M. Avdiaj, 6-vjeçe.

Sipas informacioneve e mbijetuara e vetme e familjes nga aksidenti tragjik është 3-vjeçarja V. Avdiaj, e cila është transportuar te Spitali i Traumës.

Nga njoftimi zyrtar i policisë, bëhet me dije se në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti  tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

Marketing