Identifikohen dy nga tre viktimat e aksidentit në Leskovac

Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në Leskovac. Deri tani, janë identifikuar dy nga viktimat. Bëhet fjalë për V.SH nga fshati Buçin të Krushevës i moshës 68 vjeçare, si dhe K.K nga Koçani e të njëjtës moshë.

Marketing

Sipas MPJ-së, identiteti i viktimave është vërtetuar nga dokumentet personale të cilët janë gjetur tek ata.

Për momentin nuk ka konfirmim për identitetin e viktimës së tretë, ngase tek ajo nuk janë gjetur dokumente personale.
Nga MPJ kanë njoftuar se katër nga udhëtarët e lënduar janë me lëndime të rënda dhe për shkak rrezikut për jetën e tyre janë dërguar në Qendrën Klinike në Nish.

Marketing