Igli Tare mendon që Milani fitoi me hile

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka shprehur mllefin e tij pas humbjes 1:0 kundër Milanit në Serie A, në duelin direkt të dy skuadrave që po luftojnë për kualifikim në Champions League.

Marketing

“Ka qenë historia e një vdekjeje të paralajmëruar. Ka ndodhur ajo që kishim frikë para ndeshjes. Na vjen keq që do të kthehemi në shtëpi pa pikë pasi kemi bërë një ndeshje të madhe. Meritonim që ndeshja të vendosej nga fusha dhe nga gjyqtari”, ka thënë Tare.

Tare u ankua se përveç se Milani mori, siç thotë, penallti të pa qenë, Lazios iu mohua një e tillë në fund të takimit.

“Penalltia ndaj Milinkovic-Savic? Flas vetëm për shpejtësinë me të cilën Rocchi ka dhënë penalltinë e parë për Milan-in. Dukej nga njëmijë metra se nuk kishte asgjë. Në rastin e penalltisë së dytë, Musacchio bie në tokë sikur ta kishin qëlluar dhe më pas na mungon penalltia për faullin ndaj Milinkovic-Savic”.

“Ata që kanë luajtur futboll e dinë se të paktën një dyshim për ta rishikuar aksionin, gjyqtari duhet ta ketë. Nuk më pëlqen të bëj rolin e viktimës, por gjëra të tilla nuk i meritojmë. Do të kërkojmë hakmarrje në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë”. Pas kësaj humbje Lazio mbetet në vendin e me 49 pikë ndërsa Milani në të 4-tin me 55 pikë. /Indeksonline/

Marketing