Igor Jug edhe në gjykatë kërcënon Zaevin

Kryeministri Zoran Zaev në dëshminë e sotme në Gjykatën penale për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, duke u përgjigjur në pyetjet e gjykatëses Dobrila Kacarska, theksoi se me siguri mund të konfirmojë për një person mes të akuzuarve në sallën gjyqësore, se është ndër ata për të cilët pohohet se kanë mbajtur armë atë të enjte.

Marketing

Kacarska e pyeti nëse njeh ndonjërin prej personave në sallë për të cilët pohohet se kanë mbajtur armë, Zaev u përgjigj se atë mund ta konfirmojë për njërin nga të akuzuarit e pranishëm.

“Mund me siguri të them për njërin person, ai është Igor Jug”, theksoi kryeministri i cili sqaroi se si deputet kur ka hyrë në Kuvend i ka shfrytëzuar hyrjet të cilat shikojnë nga Shtëpia e ARM-së dhe ish-MPJ-në, ndërsa tani si kryeministër hyn nëpër hyrjen zyrtare të ndërtesës.

Duke u përgjigjur në pyetjet e Kacarskës, ai theksoi se në hyrjen kryesore ekzistojnë shufra mbrojtëse nga ana e brendshme për të cilat, siç tha, nuk mund me siguri të thotë nga cili material janë, por sipas tij ato dyer nuk mund të hapen lehtë nëse në to vendosen shufra.
“Nuk ekziston fuqi njerëzore që mund t’i hapë ato dyer”, tha Zaev.

Theksoi se sipas tij vendosja e dorës në vendin ku qëndron arma pas tij është tentim për nxjerrje e armës, deri në fund të situatës, nëse paraqitet rast për atë.

“Nuk ka pasur pistoletë të drejtuar ndaj meje, por ka pasur person, i cili lëvizte djathtas majtas me dorën në vendin ku e mbante armën, dhe kjo për mua është tentim për nxjerrje të armës”, u përgjigj Zaev në marrjen e tërthortë në pyetje nga ana e mbrojtjes.

Zaev theksoi se ai ka parë persona të cilët me shikim kanë kërkuar cak të pastër, por me siguri nuk kanë pasur guxim ta bëjnë atë që e kanë planifikuar ta bëjnë.

Paraprakisht gjatë marrjes së tërthortë në pyetje të mbrojtjes, njëri nga të akuzuarit Igor Jug e pyeti kryeministrin si mund ai të vlerësojë se nuk ka pasur guxim të bëjë diçka që paraprakisht Zaev tha se ka planifikuar ta bëjë.

Kryeministri nuk u pajtua se gjatë tërë kësaj situate dikush lehtë do të vinte deri te një person, të cilit do të donte t’ia merr jetën me armë zjarri, pasi “ai që dëshiron të marrë jetë me armë zjarri, nuk do të eksponohet aq”.

Igor Jug iu drejtua kryeministrit dhe e luti që t’i lejojë se ai ka inkurajim të bëjë gjithçka që ka menduar më herët të bëjë nëse e dëshiron këtë, në çka reagoi gjykatësja Kacarska, duke theksuar se në këtë rrëfim ka kërcënim të fshehur.

Zaev pas përfundimit të dëshmisë së tij, në një deklaratë për media tha se në Gjykatë sot ka ardhur që ta plotësojë detyrën e tij prej qytetari në këtë periudhë intensive, “kur Maqedonia ec përpara drejt një të ardhme më të mirë”.

Në pyetjen pse ende nuk janë gjetur organizatorët e kësaj ngjarje, Zaevi theksoi se kjo është punë e hetimit dhe se si si gjithë qytetarët e tjerë pret zgjidhje përfundimtare të këtij rasti.

Ai theksoi se është njeri të falë, duke theksuar se feja dhe prindërit e kanë mësuar në falje, si dhe se Maqedonia ka nevojë për falje dhe duhet të shikohet përpara drejt të ardhmes.

Marketing