Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë një thirrje liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se pse ky i fundit ka udhëtuar kohët e fundit në Beograd dhe Budapest.

Përmes një reagimi publik kjo parti sulmon Mickoskin me pretendimin se ky i fundit ka planifikuar diçka për arratisjen e Nikoll Gruevskit, ish-kryeministrit maqedonas, i cili ndodhet në Budapest ku ka kërkuar azil politik nga qeveria hungareze.