Ilda Bejleri e thotë troç, kjo kolege nuk i mungon aspak!

Mbrëmja e sotme e “Shiko kush luan” në Top Channel solli si çdo javë argëtim dhe deklarata të sinqerta nga të ftuarit.

Një prej tyre ishte edhe moderatorja e Digitalb, Ilda Bejleri. Prej vitesh tashmë drejtuese e programeve të rëndësishme sportive dhe imazh i Digitalb, Ilda ka patur dhe ka edhe kolege me të cilat jo domosdoshmërisht duhet të ketë marrëdhënie të ngushta.

Marketing

Në lojë e fundit “Ndaje ose haje” , Ilda u pyet për moderatoren që është larguar nga Digitalb për të cilën nuk e merr malli fare. Ajo tha emrin e Viola Spiros duke treguar se asnjëherë nuk kanë qënë aq të afërta sa t’ja ndiente mungesën pas largimit nga Digitalb. Përgjigja e saj e sinqertë i dha skuadrës së saj 10 pikë.

 

Marketing