Ilhan Kyçyk, raportuesi i ri për Maqedoninë e Veriut në PE

Deputeti bullgar nga radhët e liberalëve, Ilhan Kyçyk është raportuesi i ri për Maqedoninë Veriore në Parlamentin Evropian.

Vendimi u mor dje nga Komisioni për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Kyçyk do të qëndron në këtë post për pesë vite, ndërsa do të zëvendëson sllovenit Ivo Vajgl. Ilhan Quçuk është politikan i partisë liberale bullgare “Lëvizja për Liri dhe të Drejta”, që i përket familjes liberaldemokratike, rilindje, ku është anëtare partia e presidentit francez.

Ky është mandati i dytë si eurodeputet, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe nënkryetar i delegacionit evropian në kuadër të komitetit të përbashkët parlamentar me Turqinë.

evn