Ilhan Kyçyk, raportuesi i ri për Maqedoninë Veriore në Parlamentin Evropian

Në Parlamentin Evropian u mbajt takimi i parë i grupit joformal “Miq të Maqedonisë së Veriut” me nismë të eurodeputetes sllovene, Irena Joveva, nga radhët e Liberalëve.

“Me këtë grup të miqësisë duam t’i promovojmë dhe kultivojmë raportet mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Vendimi i paradokohshëm i pakicës bllokuese në Këshill nuk duhet t’i dekurajojë njerëzit në Maqedoninë e Veriut, sepse ata kanë miq të vërtetë në Parlamentin Evropian, të cilët duan ta mbajnë zgjerimin dhe rrugën reformuese të vendit në fokus”, porositi Joveva pas takimit në grup.

Grupi joformal “Miq të Maqedonisë së Veriut” duhet të jetë forum për diskutim për eurodeputetët që i mbështesin aspiratat evropiane të vendit. Irena Joveva shfaqi shpresë se platforma do të jetë në ndihmë të vendeve në këto “kohëra të ndjeshme, por të rëndësishme”.

Ndërkohë, deputeti bullgar nga radhët e liberalëve, Ilhan Kyçyk, është raportuesi i ri për Maqedoninë Veriore në Parlamentin Evropian. Vendimi u mor dje nga Komisioni për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Kyçyk do të qëndrojë në këtë post për pesë vite, ndërsa do të zëvendësojë sllovenin, Ivo Vajgl.

evn