Aktivisti i shoqërisë civile dhe blogeri, Bobi Ilievski që është aktiv në rrjetet sociale ka shkruar një version të mundshëm apo edhe më tepër hipotetik lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski drejt Hungarisë.
Ja çfarë ka shkruar:

“Nëse statusi në fb i Gruevskit është i saktë dhe nuk është fake news, ja cilat janë skenaret e arratisjes. N.G ka kaluar kufirin me makinë diplomatike të ambasadës hungareze në Shkup, i shoqëruar nga atasheu ushtarak dhe i sigurisë i kësaj ambasade, ashtu siç spekulohet kjo nga policia jonë ushtarake (komandant suprem i së cilës është fikusi Gjorgje Ivanov. Nuk dua të besoj në këtë spekulim se për këtë kanë pasur njohur edhe shërbimet tona. Para një muaji kam postuar se Mickoski ishte në një vizitë të paparalajmëruar tek Vuçiqi dhe Orban. Njëri e liroi, tjetri i krijoi kushte banimi. Spekulime apo nuk është patjetër të ketë përgjegjësi”, ka shkruar Ilievski.