Ilinden, regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të garës çikliste

Me rastin e ditës së komunës Ilinden, sot në periudhën nga ora 15:30 deri në orën 19:30 do të mbahet garë çikliste, për shkak të asaj do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit përgjatë shtigjeve të parashikuara të garuesve.

Marketing

Nga ora 15:30 gara çikliste për rekreativët do të fillojë nga salla sportive “Goce Dellçev”, në lagjen Ilinden, pastaj drejt fshatit Marino, prapa drejt Ilindenit, nëpër rrugën “9”, rrugën “8” deri në sallën sportive “Goce Dellçev”.

Trasa, sërish e garës çikliste për profesionistë që është caktuar për në orën 16:00, është me fillim nga parkingu para sallës sportive në komunën Ilinden përmes mbikalimit në lagjen Ilinden drejt Ajvatovcit, pastaj Mërshevcit, Deladrovcit, Tekisë, Milladinovcit, Kadinos, Marinos, dhe prapa në sallën sportive “Goce Dellçev”. Pritet gara të përfundojë në orën 19:30.

MPB apelon deri te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policor nëpër rrugët në të cilat do të kalojnë garuesit.

Marketing