Ilir Hasani i reagon zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së: Akuzat tua janë qesharake

Demant
Të nderuara media, të nderuar qytetarë,

Marketing

Detyrohem që të reagoj dhe të demantoj pretendimet e zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, të paraqitura në preskonferencë më daët 03. 03. 2020.
Akuzat e paraqitura janë qesharake dhe të pabaza dhe nuk e ndjej fare të nevojshme tu reagoj, por për shkak të respektit ndaj opinionit shkurtimisht dua të demaskoj tendencën për manipulim.

Unë Ilir Hasani me përgjegjësinë më të madhe morale dhe juridike deklaroj:

 Prona për të cilën është folur në preskonferencën në fjalë, se gjoja unë e paskam blerë tash, është blerë në vitin 2015 kur unë nuk kam qenë drejtor.
 Prona është blerë nga pronar privat të ligjshëm,
 Kjo prone, por edhe gjithçka tjetër që unë posedoj, në momentin e emërimit tim si Drejtor i Klinikës TOARILUC, është paraqitur në listat anketuese të Komisionit për Antikorrupsion,
 Unë nuk jam dhe nuk kam qen asnjëherë këshilltar i ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, por kam qenë I emëruar si кoordinator I ministrit të shëndetësisë për traumatologji dhe ortopedi si kuadër I BDI-së, në kohën kur minister ishte Arben Taravari
 Për punën time si drejtor I Klinikës TOARILUC, sidomos për furnizimet publike, jam përpjekur të jem maksimalisht transparent. Të gjitha raportet vjetore i kam publikuar para mediave dhe opinionit publik për çdo vit, dhe të njëjtat vazhdojnë të jenë publike
 Të gjitha pikat e lartëpërmendura jam në gjendje ti arsyetoj publikisht me dokumentacion të rregullt.

Lus, mos të shtrembërohen faktet për nevoja të politikës ditore. Unë jam fillimisht një qytetar që respektoj Ligjin dhe si profesionist në punën që bëj ftoj organet kompetente që të hetojnë çdo veprim timin. Me përgjegjsinë më të madhe morale dhe juridike deklaroj se në asnjë moment nuk kam kam shkelur ligjin dhe për çdo veprim jam në gjendje të dëshmoj dhe të përgjigjem. Pasuria ime është frut i djersës time dhe familjes time, e arritur në mënyrë të ndershme dhe të palodhshme, pasuria ime më e madhe është profesioni, nderi dhe reputacioni im dhe familjes time!