“Ilir Meta ka dy javë që ka qenë shumë i qetë”, Bushati zbulon se çfarë ka ndodhur me Presidentin

Kreu i Partisë Socialiste për Tiranën Ervin Bushati, deklaroi se “luhatjet politike të Presidentit Ilir Meta janë në sinkron me fushatën”.

Kjo e shpjegon shumë qartë dhe qetësinë e presidentit këto dy javë pas zgjedhjeve.

“Kur e zgjodhëm, menduam që Presidenti do të mendonte përtej interesave vetjake apo partiake. Kjo nuk ndodhi. Luhatjet politike të Presidentit janë në sinkron me fushatën. Për shembull, ka dy javë që ka qenë i qetë. Ne argumentet tona do t’i çojmë në Gjykatën Kushtetuese.

Marketing

E pranon ose jo kjo gjykatë, duhet parë. Për mendimin tim, personi që do të jetë President, të mos jetë President politik. Duhet ta ndajë mendjen që do të jetë President i të gjithë shqiptarëve”, tha Bushati për A2.

Marketing