ILIR META MESAZHE NE KONFERENCEN E PEZES

Presidenti i republikes së Shqipërisë Ilir Meta, iu bashkua sot mazhorancës në aktivitetin e përkujtimit të 77-vjetorit të Konferencës së Pezës. Meta ka dhënë mesazhe bashkimi, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Pezë, sakrificë si asnjë krahinë tjetër. Peza u martirizua, u dogj, por nuk u dorëzuar asnjëherë. Konferenca e Pezës hodhi themelet antifashiste dhe ishte konferenca e parë pluraliste. Përvjetori i çlirimit na fton të ruajmë vlerat për edukimin e brezave, pasi gjithçka ka sot Shqipëria është falë sakrificës. Sot objektivi kombëtar është integrimi dhe s’duhet vonuar nga antagonizmi politik dhe duhen lënë mënjanë interesat e ngushta politike”, tha presidenti.
Të gjithë ranë dakort në një pikë, se vendi ka nevojë për një mendim të pjekur të të gjithë forcave politike në vend sic ndodhi në vitin 1942 në Pezë ku shqiptarët u bënë bashkë për të clirimin e vendit dhe vendosjen e një regjimi demokratik.
Në prag të marrjes së një vendimi për integrimin e Shqipërisë në BE, në Tiranë ka mbërritur për një vizitë zyrtare ministri Gjerman i drejtësisë. Në njoftimin për shtyp të zyrës së tij, thuhet se zbatimi i reformës në drejtësi dhe ngirtja e prokurorisë së Posaçme antikorrupsion, janë parakushte të Gjermanisë për negociatat.

Marketing
Marketing