Ilir Shaqiri publikon këngën “Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”

Ilir Shaqiri e ka publikuar këngën e re.

Marketing

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri e ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”, titullohet kënga e veçantë e cila vjen e realizuar edhe me videoklip. Kjo këngë madhështore i dedikohet Shqipërisë, teksa edhe pak ditë kremtohet Dita e Flamurit

Për të realizuar këtë këngë të mahnitshme, artisti i njohur ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës shqipe.

Orkestrimi dhe muzika e këtij projekti u realizua nga Edmon Zhulali, ndërsa si xhirues dhe mjeshtër montazhi ishte Blerdi Malushi.

Protagonistë të klipit po ashtu ishin edhe Hana Zurapi e Ensar Ismaili, ndërsa qëndruan prapa këngës edhe Samir Jashari, Sumeja Zurapi, Qerim Ismaili, Besmir Mahmuti, Rexhep Ismaili, Ibrahim Ismaili.

Marketing