Ilir Sulejmani rizgjidhet kryetar i Gjykatës Shkupi 2

Këshilli Gjyqësor njëzëri ka votuar Ilir Sulejmanin edhe për një mandat në postin e kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 2.
Për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative është zgjedhur Ismeta Amet, për kryetar të Gjykatës Themelore – Manastir, Mile Dimovski, ndërkaq për kryetar të Gjykatës Themelore – Shtip u zgjedh Gjorgji Andonov.Si kryetari i Gjykatës Themelore – Veles është emëruar Lidija Dimova, i Gjykatës Themelore – Prilep, Zoran Stevanovski, për kryetar të Gjykatës Themelore – Dellçevë është zgjedhur Mile Gjorgjiev, për të Kërçovës, me shumicë së badenterit është zgjedhur Amdije Zenku, për të Kriva Pallankës – Lubica Cvetanovska, kurse për të Negotinës është zgjedhur Biljana Tolova.

Marketing
Marketing