Udhëtarët që shfrytëzuan trenat nëntokësorë të Londrës, për t’u kthyer në shtëpi, janë përballur me nxehtësinë që kalonte mbi 40 gradë Celsius.

Megjithëse gjatë ditëve të fundit ka qenë shumë nxehtë, imazhet termale të realizuar në brendësi, tregojnë të nxehtin marramendës, që në disa raste arrinte dhe në 45 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Stafi i London Undergroud ka kërkuar nga zyrtarët, që t’i lejojnë të veshin rrobe të shkurtra, të kenë kondicioner ajri në pushimore dhe t’ju sigurohet ujë për pije.

Në anën tjetër, udhëtarët kanë shkruar në rrjetet sociale, se gjatë udhëtimit me tren ‘gati vdiqën’, ‘iu vinte të alivanoseshin’ si dhe ‘treni iu dukej si saunë’. Pamjet e realizuara nga Flir, tregojnë gjendjen alarmuese nëpër këta trena, nxehtësia është e papërballueshme.

Sipas ligjeve të Unionit Evropian, gjedhet nuk mund të transportohen në mjete ku nuk mund të sigurohet temperaturë konstante prej 30 gradëve Celsius.