Imer Selmani në Konventën e Pendarovskit: Votoni Stevon

Ish-kandidati presidencial dhe ish-kryetari i DR-së, Imer Selmani i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për kandidatin presidencial të partive në pushtet, Stevo Pendarovski. Ai ka qenë i pranishëm në konventën e kandidatit presidencial Pendarovski në Shkup, ku ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe.

Marketing

“Në këtë sallë ka njerëz që votuan edhe për mua në vitin 2009, për një ide të re që tejkaloi barrierat etnike për një Maqedoni stabile, e cila do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Andaj mos keni dilema, dilni në rrethin e parë dhe votoni për Stevon, për shkak se vota juaj është investimi më i mirë për të ardhmen e vendit tonë”, theksoi Selmani. /INA/

Imer Selmani porosi shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut se cilin kandidat duhet të votohet për president!

Publiée par Realiteti Maqedonia e Veriut sur Mercredi 3 avril 2019

Marketing