Immobile e shpëton Lazion, Muriqi zhvillon 57 minuta

22:42 | 12 Maj 2021

Marketing

Lazio në frymën e fundit ka siguruar fitoren ndaj Parmas.

Lazio ia doli të fitojë me rezultat minimal 1 – 0, gol i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes. shkruan lajmi.net.

Nga minuta e parë te Lazio ishte sulmuesi Vedat Muriqi që zhvilloi 57 minuta, por ishte i pafat para golit.

Ndeshja mund të thuhet se ishte e baraspeshuar me vendasit që ishin më të rrezikshëm dhe kishin me shumë raste të mira.

Ishte Ciro Immobile që në fundin e ndeshjes shënoi për t’i dhënë vendasve pikët e plota (90+5).

Me këtë fitore Lazio vazhdon të renditet në pozitën e gjashtë me 67 pikë, derisa Parma renditët në pozitën e 19-të me 20 sosh./Lajmi.net/