Importi i mazutit në vend, dy kompani iu janë pezulluar licencat, pesë të tjera do të gjobiten

Pa licencë pune do të mbeten kompanitë te të cilat janë konstatuar parregullsi për importin e mazutit në vend. Alsat mëson nga burimet e veta se tashmë ka filluar një procedurë për pezullimin e licencave të dy kompanive, që kanë shkelur rregullat për importin e këtij derivati. Ata gjithashtu do të gjobiten. Pesë kompani të tjera do të kalojnë më lehtë, dmth vetëm me një gjobë.

Marketing

Nga Komisioni Rregullator Energjetik na konfirmuan se së bashku me inspektoratin e tregut ata janë duke kontrolluar dokumentet e kompanive ku janë identifikuar mangësitë në procedurë dhe cilësinë e mazutit të importuar nga jashtë. Nga Rregullatori thanë se nesër do ta shpallin vendimin zyrtar.

Komisioni Rregullator Energjetik

“Ekspertët i analizojnë në detaje të gjitha rezultatet nga inspektimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme në vend, dhe i rishikojnë raportet e përmbledhura nga sektori i monitorimit, hetimeve dhe shkeljeve.”

Pas njoftimit se në MAqedoni janë importuar derivate toksike të naftës, dy ditë më parë nga kufiri janë kthyer pesë cisterna me mazut, ku u konstatua se derivati i raportuar nuk i përmbush standardet.